Mesazhi prekës i Kylian Mbappe për Buffon

schedule17:35 - 2 Gusht, 2023

schedule 17:35 - 2 Gusht, 2023

Në moshën 45-vjeçare, Gianluigi Buffon i dha lamtumirën futbollit këtë javë.

Kylian Mbappe, i cili mundi të luante një sezon me legjendën italiane te Paris Saint-Germain, ka dashur t’i dërgojë një mesazh të këndshëm në rrjetet sociale.

“Një nder i madh për mua që pata rastin të të takoj dhe të ndërlidhem me karrierën tënde legjendare. Një burrë i artë me këshilla të vlefshme që do t’i mbaj me vete gjithë jetën. Udhëtim të mbarë dhe mbi të gjitha FALEMINDERIT”, ka shkruar francezi. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!