Një grua 100-vjeçare e ka festuar ditëlindjen e saj në një plazh, duke dhënë një mesazh për ndryshimet e klimës. Ti Østmo jeton pranë Praze-An-Beeble në Cornwall, festoi me familjen dhe miqtë në Gyllyngvase Beach në Falmouth.
“Unë dua të di se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur para se të shkoj”, tha ajo. Në vend që të pyeste njerëzit për dhuratat për ditëlindjen, znj. Østmo i pyeti nëse do të mbillnin pemë në vend.
Të gjithë pjesëmarrësve në festën e ditëlindjes së saj iu kërkua të linin një mesazh paqeje mbi një pemë për ndryshimet klimatike dhe të “përhapnin fjalën” se veprimi është i nevojshëm.
Zonja Ti Østmo jeton me djali dhe nusja e tij në një pronë të vogël, ku familja mban pula dhe rrit frutat dhe perime. Dashuria e saj për botën natyrore filloi kur ajo kaloi tre vjet në Ushtrinë Tokësore gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Mamaja ka qenë gjithmonë një ambientaliste dhe deri në moshën 80-vjeçare ajo ka ecur vetëm me biçikletë. Ajo ka hipur në aeroplan vetëm dy herë në jetën e saj dhe kurrë nuk ka ngarë një makinë”, tha i biri i saj Gavin.
Ai tha se nëna shpenzon shumë kohë duke hulumtuar efektet e aktivitetit njerëzor në mjedis në iPad dhe është frymëzuar veçanërisht nga Greta Thunberg dhe Sir David Attenborough./abcnews.al