Më shumë se një vit jetoi në Shqipëri. Braziliani Ze Maria, ish-futbollist i Interit, drejtoi Tiranën në Kategorinë e Parë dhe më pas qëndroi disa muaj edhe në Superiore, për t’u shkarkuar për mungesë rezultatesh. Gjithsesi iku me kujtime të mira dhe me përshtypje pozitive për vendin tonë.
Nisur nga situata që është përfshirë Shqipëria për tërmeteve të rëna,braziliani ka publikuar një mesazh solidarizuar. “Me të vërtetë jam shumë i trishtuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri… Një vend fantastik, me njerëz të shkëlqyer.
Nga larg nuk mund të bëj gjë tjetër, veçse të lutem dhe t’i kërkoj Zotit që të mos ketë më viktima. Ishte vërtetë shumë e rëndë kjo tragjedi, por shqiptarët janë njerëz që janë mësuar të luftojnë dhe do të dalin më të fortë! Lutem për ju, keni një vend në zemrën time”, shkruan Ze Maria në llogarinë e tij në Instagram. /abcnews.al

