Mesazhi i Tahirit pas një muaj heshtje

schedule21:39 - 27 Nëntor, 2017

schedule 21:39 - 27 Nëntor, 2017

Ish – Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka pasur asnjë lloj prononcimi që prej fundit të Tetorit, kur emri i tij u artikulua si i përfshirë në trafikun e drogës.

Por sot, ai e ka “thyer” këtë heshtje, me një postim në rrjetet sociale. Shkak janë bërë festat e Nëntorit, me rastin e të cilave ai ka uruar shqiptarët.

Gëzuar Shqipërinë“, shkruan ish – Ministri teksa ka postuar fotografinë e flamurit shqiptar.

Aktualisht, ish- Ministri është nën hetim nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pas akuzave të ngritura nga kjo e fundit për lidhje me grupin e Habilajve në trafikun ndërkombëtar të drogës./tvklan.al