Analisti Frrok Çupi thotë se mesazhi i SHBA për SPAK është i rëndësishëm dhe se Prokuroria e Posaçme po pret fijet e njerëzve të pandëshkueshëm.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se SHBA ka dëshmuar një vëmendje shumë të madhe ndaj drejtësisë në Shqipëri.
“Ky mesazhi i fundit i SHBA ka brenda mesazhe shumë të rëndësishme. Sa më shumë sulmohet drejtësia në Shqipëri, aq më shumë SHBA ka garanci për SPAK, se më ne fund do shpëtojë prej atyre që e kanë pasur në duar. Në gjithçka që ndodh në SPAK, kudo është prania e SHBA.
SHBA sigurisht, Perëndimi me eksperencën e vet shtetformuese dhe në kujdesin maksimal, po dëshmon një vëmendje shumë të madhe ndaj drejtësisë. Krahas integritetit, vuri drejtësinë. Këtij shteti, kombi i duhet integritet dhe nuk mund të arrihet me atë drejtësi që kishte. SPAK, jo thjesht po lufton korrupsionin dhe krimin, po pret fijet e njerëzve të pandëshkueshëm me atë që quhet ligj, gjykatë, prokurori., Është fitore shumë e madhe, për të kuptuar se qytetari ka të drejta, shteti ka mundësira. Ndodhemi në prag të ngjarjeve shumë të mëdha që mund të ndodhin në rajon. Sinjali është i dyfishtë, të jemi gati me shtet të së drejtës, e dyta është sinjal për krimin, theksoi ai./abcnews.al