Sëmundja e insultit u trajtua mëngjesin e kësaj të enjtjeje në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, ku të ftuar ishin mjekët e Spitalit Amerikan, Eugen Enesi dhe Arben Rroji. Por në një moment Demi merr një mesazh në telefon nga dy qytetarë, të cilët shprehnin miënjohjen ndaj dy mjekëve të njohur.
“Të lutem nëse mundesh falendero nga zemra doktor Eugen Enesin dhe Arben Rrojin për profesionalizmin dhe humanizmin e rrallë që kanë. Pacientët e familjarëve e të goditurve nga insulti nëpër ferr, rrugëtimi lehtësohet nga mjekët si Eugeni dhe Beni.
Falenderim nga zemra që në janar të vitit 2013 me ato mjete të pakta që iu ofroheshin për një ndërhyrje aq inovative por po aq të rrezikshme shpëtuar jetë që pa ju nuk do të mund të quheshin më të tilla. Për ne thjesht jeni heronj, Elita dhe Edmondi.”, thuhej në mesazhin e tyre. /abcnews.al

