Mesazhi i Presidentit, Begaj pas votimit: Këto zgjedhje nuk janë të partive politike, por të qytetarëve

schedule08:59 - 14 Maj, 2023

schedule 08:59 - 14 Maj, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka votuar në shkollën 9-vjeçare në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.

I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka kryer procesin e votimit biometrik dhe ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë qytetarët. Sipas Presidentit, këto zgjedhje nuk janë të partive politike, por të qytetarëve.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, edhe unë ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!