Mesazhi i Mozzik për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk besojnë se ka virus (VIDEO)

schedule10:19 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:19 - 15 Korrik, 2020

Disa ditë më parë, qeveria në Kosovë  vendosi që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme. Megjithatë ekzistojnë një numër i vogël njerëzish që besojnë se nuk ka virus.

Së fundmi, ka qenë reperi Mozzik, i cili me anë të një videoje, ka bërë apel se Covid-19 ekziston dhe duhet të mbajmë maska.

“KA VIRUS Brravo Moz

Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat !

Respektoni rregullat !

Edhe njëherë KA VIRUS ”, shkruan ai përkrah videos.

Kujtojmë se projekti i ri muzikor nga ky reper pritet të publikohet më 17 korrik dhe titullohet “Baby”./abcnews.al