Mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes për votuesit francezë: Nacionalizmi nuk është zgjidhja

schedule20:06 - 24 Qershor, 2024

schedule 20:06 - 24 Qershor, 2024

Historia e Evropës tregon se nacionalizmi nuk ofron zgjidhje për problemet, tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes gjatë një vizite në Paris, duke theksuar se do të ishte më i lumtur nëse forcat liberale fitonin zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Francë.

“Mund të them nga ana ime dhe nga ana e Gjermanisë se nacionalizmi nuk ka qenë kurrë zgjidhja e problemeve. Ky është një mësim nga historia evropiane që nuk mund të injorohet”, theksoi Boris Pistorius në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologët e tij francezë dhe polakë.

“Prandaj do të isha i lumtur nëse do të arrihej një rezultat zgjedhor, i cili do të forconte forcat demokratike, të lira dhe pro-evropiane dhe rrjedhimisht të ardhmen e Evropës”, ​​theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!