Mesazhi i presidentit Emmanuel Macron për ndryshimin e kursit ekonomik të Francës ka dhënë efektin e kundërt. Sipas një sondazhi në vend, tashmë janë të ndarë në mes, gjysma mbështesin vazhdimin e protestave, ndërsa gjysma janë kundër manifestimeve.
Mesazhi i së hënës i presidentit francez Emanuel Makron se do të punojë për të rritur fuqinë blerëse duket se ka përcare popullin fracnez. Sipas një sondazhi të kryer nga OpinionWay dhe të publikuar në mediat franceze, 50 për qind e francezëve mendojnë se pas fjalimit protestat e “Jelekëve të Verdhë” duhet të ndalen.
Konkretisht, 50 për qind e të intervistuarve janë shprehur se kanë mbetur të bindur nga fjalimi i presidentit Macron; 49 për qind jo dhe 13 pëpr qind “Jo edhe aq”. Në fjalimin e së hënës, pas javë të tëra protesta të dhunshme, presidenti Macron u shpreh i vetëdijshëm për emergjencën social-ekonomike në Francë dhe u premtoi qytetarëve se së bashku do të dalin prej saj.
“E dua këtë gjë për Francën, sepse ne jemi të hapur për dialog. Nuk mund të mbetemi të përcare, por duke kaluar këtë krizë do të pajtojmë francezët”, deklaroi Macron.
Shefi i pallatit Elize premtoi se masat e reja, mes të cilave rritja e rrogës minimale, do të miratohen që këtë javë, ndërsa shtoi se dhuna është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
“Nuk do ta harroj rebelimin e francezëve. Indinjata e tyre është e drejtë dhe ka gjetur shumë përkrahje”, tha Macron.
Ai shtoi se pavarësisht se taksa për karburantet u anulua, duhen ende masa më të thella për të rimëkëmbur ekonominë./abcnews.al