Mesazhi i Ipeshkëvit të Dioqezës Prizren-Prishtinë për Krishtlindje: Kosova e Serbia të mos lejojnë konflikt të ri në rajon

schedule16:25 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 16:25 - 25 Dhjetor, 2022

Situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe frika për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit ka qenë në vëmendje të Ipeshkvit të Dioqezës, Dodë Gjergji, në meshën solemne të Krishtlindjes.

Gjatë meshës që a është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, imzoti kërkoi më shumë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji u kërkoi përfaqësuesve të  BE-së, të të angazhohen seriozisht për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Kurse, të përfshirit në lehtësimin e dialogut nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu por të angazhohen më seriozisht, të punojnë më me përkushtim dhe të jenë më të drejt në gjykimet dhe provokimet, ashtu që të mos lejohet që një konflikt i ri të vije në rajon përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve,sado që ka që e duna luftën, shumë më shumë janë zemrat e ndrojtura me shpirtin dhe dashurinë e hyjit që e duan paqen.”

Imzoti u  ndal edhe te lufta në Ukrainë, e cila sipas tij  po merr jetë personave të pafajshëm.

 “E gjithë shoqëria jonë është në kërkim të lumturisë, të shpresës dhe të paqes sepse nuk ka njeri në këtë botë i cili nuk dëshiron të jetojë në paqe edhe pse nga një herë mendja e nxehtë e qon drejt urrejtjes ose konflikti. Shpresa dhe lumturia nuk gjenden te politika e pushtetit, as te lavdia, por në mënyrë të mistershme fshihet brenda dhuntive dhe hireve që i bartim prej Zotit, prandaj të gjithë që janë pagëzuar te Krishti duhet të jenë të shenjët e të papërlyer përpara tij në dashuri.”

Para meshës në këtë katedrale është mbajtur edhe koncerti i Krishtlindjes./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!