Mesazhi i fortë i deputetes shqiptare: Rrisni djem që respektojnë gjysmën më të bukur të shoqërisë

schedule22:41 - 14 Korrik, 2021

schedule 22:41 - 14 Korrik, 2021

Ditën e sotme po mbahet nata gala e emisionit “E ardhmja është vajzë” në ambientet e Equos Resort. Moderatorja Ermira Çausholli ka bërë bashkë vajzat dhe gratë që u bënë pjesë e emisionit përgjatë puntatave, ku rrëfyen peripecitë dhe sukseset që kanë arritur në jetë. Mes tyre ishte dhe deputetja Blerina Gjylameti, e cila përcolli dhe një mesazh të fuqishëm.

Deputetja tha se sfida më e madhe e grave është që të rrisin djem që e vlerësojnë gjininë femërore, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një të ardhme më të mirë. “Ne jemi gra, e krijojmë jetën dhe kemi detyrë shumë herë më të madhe dhe duhet të luftojmë shumë më fort.

Duhet të rrisim djem që respektojnë gjysmën më të mirë dhe të bukur të shoqërisë, të cilët të vlerësojnë dhe mbështesin pafund sikundër kanë bërë baballarët e tyre për ne, në mënyrë të tillë që shoqëria nesër të jetë më e drejtë dhe vajza të mos ketë vështirësi të mëdha për të arritur atë që i takon. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok mes vajzave dhe djemve bën që shoqëria të jetë më e drejtë dhe më e mirë.”, tha Blerina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!