Mbrëmjen e sotme tek e ardhmja është vajzë në ABC nga Ermira Çausholli, ishin të ftuara dy violinistet e talentuara dhe plot energji, Ines Memisharaj dhe Albana Leka. Vajzat të cilat janë edhe mike shumë të mira u vunë përballë njëra-tjetrës në këtë program dedikuar vajzave.
Albana tregoi në rubrikën “Në mundsh” se si shumë vite më parë kishte provuar me bashkëshortin, jetesën jashtë Shqipërisë dhe të emigronin në Itali. Ajo tregoi se nuk ishte aspak e lehtë dhe e vuajti shumë faktin që ishte jashtë vendit të saj.
“Nuk ndihesha mirë, nuk isha unë, nuk isha e lumtur”- tha ajo mes emocionesh duke dhënë kështu një mesazh të fortë për të gjithë ata që mendojnë të largohen. Vendi i huaj është gjithmonë i huaj dhe gjithmonë do të mungojë Shqipëria me të mirat e të këqijat e saj. Kur je edhe artiste bëhet edhe më e vështirë kur ti nuk e gjen veten dhe dëshiron publikun tënd. /abcnews.al