Mesazhi i deputetëve të BE-së: Serbia bëhet ‘Irani i Evropës’ nëse s’e pranon marrëveshjen me Kosovën

schedule20:37 - 27 Janar, 2023

schedule 20:37 - 27 Janar, 2023

Disa deputetë të BE-së u kanë thënë kolegëve të tyre në parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Prishtinën. Sipas mediumit serb N1, ata e kanë paralajmëruar Serbinë se mund të shndërrohet në Iranin e Evropës.

“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë”, ka thënë një burim për N1 duke cituar fjalët e një deputeti në PE. Ai shton se eurodeputetët thonë se Vuçiç-it në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog, i udhëhequr nga Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi. Gjatë paradites së sotme kanë biseduar me deputetë të Kuvendit të Serbisë. Vuçiç ka bërë me dije se është takuar me Vladimir Bilçik dhe Matjaž Nemac. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!