Mesazhet mashtruese/ “Të rritet siguria kibernetike”, Softa: Të dhënat personale mund të merren edhe nëpërmjet e-mail

schedule13:58 - 18 Shtator, 2024

schedule 13:58 - 18 Shtator, 2024

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për mesazhet mashtruese dhe hakerimet.

Softa shpjegoi se duhet të tregohet kujdes me të dhënat personale, dhe se duhet të jenë të vëmendshëm. Sa i përket mesazheve mashtruese të përhapura së fundmi, Softa tha se qytetarët nuk duhet t’i hapin.

Ndërsa sa i përket aplikacionit Plinko, Softa shpjegoi se është në formën e një kazinoje online, dhe kërkon edhe të dhëna bankare, sepse në këtë mënyrë mund të hyjnë në sistemin bankar.

“Përdoren për të marrë të dhëna personale të të gjithë personave duke përdorur edhe lojëra siç është edhe një aplikacion që po përhapet së fundmi. Shqipëria ka një eksperiencë me hakerimet sepse ne jemi hakeruar nga iranianët dhe nga kjo eksperiencë tashmë duhet të jemi shumë të mbrojtur. Nganjëherë është e-mail ai që ka më tepër vlerë pasi është pjesë e regjistrimeve të aplikimeve që ne bëjmë. Pasi kudo që do të hysh për të bërë një aplikim është e-mail ai që është i rëndësishëm. Ka disa forma mashtrimi dhe nëse dikush nuk ka eksperiencë, çdo klikim e bën atë të ekspozohet dhe gradualisht hyjnë dhe depërtojnë për të marrë të dhëna të tjera…për të shkuar më pas tek llogaria bankare. Një pjesë përdorin sistemet bankare, të kartës pa qenë nevoja të përdorin numrin e sigurisë dhe një pjesë e kartave veprojnë edhe kur ka vlera minimale dhe kjo bëhet e pavëmendshme nga qytetarët dhe bëhet e vështirë për t’u kuptuar.

Teknologjia që përdorim është gjithmonë e më e sofistikuar. Ka një teknologji tepër të avancuar dhe ne duhet të rrisim vëmendjen ndaj rreziqeve. Pasi ka edhe nga vende si Bjellorusia, apo vende të tjera”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!