Mesazhet mashtruese/ Hakerat kërkojnë përditësimin e të dhënave në facebook

schedule15:14 - 17 Shtator, 2024

schedule 15:14 - 17 Shtator, 2024

Kujdes nëse merrni mesazhe nga numra të panjohur në celularin tuaj. Një skemë mashtrimi është zbuluar së fundmi nga sektori i krimit kibernetik në policinë e Tiranës. Bëhet fjalë për një skemë të vjedhjes së të dhënave personale, përfshirë dhe ato të bankës të qytetarëve shqiptarë. Mesazhet që vinë nga numra të huaj maskohen sikur të jenë të kompanisë Meta Platforms, por në të vërtetë e gjitha është një grackë për të vjedhur llogaritë tuaj në rrjetet sociale.

Në mesazhin që qytetarët marrin iu vjen një link për të rikonfirmuar të dhënat e tyre në llogarinë e rrjetit social, pasi në të kundërt rrezikojnë që llogaria t’ju mbyllet. Por çfarë ndodh nëse linku hapet?

“Në të vërtetë ai link është mashtrim. Ne teknkologji quhet “peshkim”. Janë grupe kriminale që i përdorin për nevojat e tyre, për biznes apo për cdo gjë tjetër, duke të shantazhuar. Pasi ta marrin përpiqen te ta rikthejnë kundrejt shumava të caktuara, pra shantazhojnë që t;ju jepet para. Menjehere qe llogaria eshte hakeruar, ne varesi te skriptit mund te ndryshohet menjehere pasëord dhe ti ske me akses. Ose ata qe duan te jene me te sofistikuar nuk te lene ta kuptosh qe te eshte hapur, nje pjese e madhe e njerezve e kuptojne nese kane te aktivizuar dualfactor, nese ty te futet dikush ne llogari te vjen nje njoftim.”

Por ajo qe eshte me e rendesishme, hakeruesit synojne llogaritë bankare të perdoruesve te facebok, të cilët i kanë të aktivizuara për të bërë pagesat e sponsorizimeve të ndryshme në Facebook apo Instagram.

“Duhet që të këte simuluar faqen e bankës dhe vendin ku ti bën pagesat. Që të kopjohen ato duhet që niveli të jetë më i sofistikuar. Njerëzit të verifikojnë më shumë sec duhet. Te mos vendosin vetem pasëordin që mbajne mend, por edhe ne shume detaje identifikimi. Ti shtogen edhe sistemet mbrojtese te sistemit te kibernetikes, retina e syrit apo kode 6 shifrore. Në transaksione të tilla të hakeruara përdorin shifra të vogla, nuk blejnë më shumë se 10 euro, dhe ty të duket sikur janë komisione banked he nuk i kushton rëndësi.”

Eksperti i Teknkologjisë së Informacionit Erion Nako, apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në situata të tilla dhe të mos japin të dhënat në burime të dyshimta.

“Të mos e fusin kartën e kreditit në cdo vend. Jo vetëm në këto raste, do të thoja të jenë të kujdesshëm edhe kur bëjnë blerje, të mos bien në grackën e ofertave falas që marrin në mesazhe.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!