Mesazhet e O’Brien në Prishtinë/ “Asociacioni, Kurti në udhëkryq”, Ahmeti: Premtimet që i ka dhënë ndërkombëtare, false

schedule17:20 - 22 Tetor, 2024

schedule 17:20 - 22 Tetor, 2024

Në emisionin “Balkan Update”, në ABC News, Bardh Ahmeti nga PSD, foli për situatën politike në Kosovë, duke komentuar edhe mesazhet e O’Brien gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Ai u shpreh se kërkesa e ndërkombëtarëve ka qenë vetëm një, dërgimi draftit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Mesazhi ishte i përsëritur, kërkesa ka qenë që Kosova ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e asociacionit. Ndryshe nga herët e tjera, tani SHBA por edhe BE kanë vetëm një kërkesë, që ta dërgojë në gjykatën kushtetuese këtë draft. Premtimet që Kuti ka dhënë, ka qenë që do të ndërmarra hapa në këtë drejtim, gjë të cilën nuk e ka bërë, por ka shkaktuar tension. Ka provuar të bëjë lojëra që e kanë rritur elektoralisht në Kosovë, por që ka shfaqur ndikime negative të ndërkombëtarët. Tani ndërkombëtarët kanë kërkuar hapa konkrete. Kosova sot është e sanksionuar, ndërsa Kurti flet për raporte të shkëlqyera”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Ahmeti nënvizoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka përdorur ndërkombëtarët për qëllime politike, duke shtuar se është përgjegjësi e Kurtit që Kosova sot është nën sanksione.

“Ne jemi të bindur që Kurti do të bëjë kompromis. Pra është mes dy rrugëve, ose do të bëjë asociacionit ose do përfundoj në izolim nga ndërkombëtarët. Nëse presioni do të jetë i madh nuk ka asnjë dilemë që Kurti do ta pranojë marrëveshjen. Presioni i ndërkombëtarëve do ta detyrojë për kompromis”, tha mes të tjerash Ahmeti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!