Qindra dronë kanë ndriçuar qiellin në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, duke dhënë mesazhe motivuese dhe ndërgjegjësuese ndërsa vazhdon lufta kundër pandemisë. Të paktën 300 drone u programuan për të formuar imazhe mbi lumin Han që përshkon kryeqytetin e Koresë së Jugut.
Shfaqja filloi me mesazhe që i kujtonin njerëzit për masat paraprake kryesore, duke përfshirë maskat, larjen e duarve dhe mbajtjen e një distancë prej dy metrash nga të tjerët.
Dronët krijuan imazhe të një maskë të rrethuar nga grimcat e koronavirusit, gjithashtu shfaqja prej disa minutash dha mesazhe mirënjohjeje për personelin mjekësor në vijën e parë të pandemisë si dhe për të gjitha përpjekjet kolektive të koreanëve jugore.
“Faleminderit”, shkruante në mesazhet në qiell ngjitur me një formë zemre, të cilat më pas formuan një siluetë të gadishullit korean./abcnews.al