Entuziazëm të madh krijoi te tifozët e Romës zbarkimi i Jose Mourinhos në kryeqytetin italian. Një pritje emocionuese iu rezervua “Special One”, i cili është i karikuar në maksimum për aventurën e re që do të nisë në Serie A.
Përveç falënderimeve, tekniku luzitan lëshoi edhe një mesazh për lojtarët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit. Verdhekuqtë kanë nevojë për një merkato cilësore dhe Mourinho pret përforcime.
? Day 1: Done. ?
#ASRoma pic.twitter.com/Mdi205XIVp— AS Roma English (@ASRomaEN) July 2, 2021
“Të gjithë duhet të ndihen pjesë e ekipit tim dhe duhet të mendojnë të njëjtën gjë: dua të jap maksimumin për Romën.
Dajeeee!! Sempre Roma! ??❤️ @OfficialASRoma pic.twitter.com/VOpyTzAzIl
— Chris Smalling (@ChrisSmalling) July 2, 2021
Uroj që pronarët dhe Tiago Pinto (shefi ekzekutiv i Romës) të më bëjnë dhurata në merkato, pasi do të lumturohesha shumë. Do të ishte një stimul i madh për mua“, deklaroi trajneri i njohur portugez. /abcnews.al