Mesazhe kërcënuese në 125 adresa, evakuohen disa institucione në Mal të Zi

schedule12:09 - 9 Qershor, 2023

schedule 12:09 - 9 Qershor, 2023

Mali i Zi po përballet me disa mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione të rëndësishme në vend.

Mediat vendase shkruajnë se deri më tani janë 125 institucione që kanë raportuar në lidhje me këto mesazhe kërcënuese. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, në disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe mediat ku për shkaqe sigurie është bërë edhe evakuimi i tyre.

Email adresat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe disa media kanë marrë sot kërcënimin se janë vendosur bombola me gaz nervor gjoja helmues me mjete shpërthyese në Podgoricë, Tivar, Budva dhe Kotorr.

Kërcënimi, serioziteti i të cilit është duke u hetuar nga policia, ka treguar edhe vendndodhjen e saktë -Gjykata e Lartë, Themelore dhe për Kundërvajtje në Podgoricë, Gjykata Themelore në Tivar, Gjykata për Kundërvajtje në Budva dhe Kotorr, si dhe Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave në Podgoricë.

Drejtoria e Policisë tha se janë evakuuar institucionet parashkollore dhe shkollore, godinat e gjykatave, prokuroritë, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë në shkolla për shkaqe sigurie, mësimi do të jenë online, ndërsa kopshtet nuk do të jenë të hapura.

Në Podgoricë është evakuuar objekti ku ndodhet prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!