Mesazh për PD-në? Rama: Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë

schedule19:40 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 19:40 - 13 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një thënie të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett që duket se godet PD-në, referuar zhvillimeve të vrullshme që ndodhën brenda selisë blu. Shprehja thotë se njëri nuk do asgjë më shumë se të rrijë aty ku është dhe tjetrin e gënjen mendja.

Thënie e ditës. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur. Samuel Beckett” shkruan Rama.

Por cfarë ndodhi sot?

Për herë të parë që nga dita që Lulzim Basha e largoi nga grupi parlamentar, Sali Berisha u rikthye në selinë e PD. Më fuqinë e marrë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha përparoi në seli, pa u penguar nga njeri.

Duke ngjitur shkallët e katit të dytë, lideri historik demokrat komentoi dhe kallëzimin që PD-ja e Bashës ka bërë në SPAK në ngarkim të 5 mbështetësve të Berishës, të cilët i akuzon për falsifikim të vulave e simboleve që u përdorën në 11 dhjetor. Por Komisioni i Rithemelimit të PD-së, nuk gjeti karrige në një prej sallave të mbledhjes në kat të dytë.

Por një zgjidhje u gjet, dhe grupi i punës zhvilloi mbledhjen për t’u përgatitur për referendumin e 18 Dhjetorit, ku Berishistët do të kërkojnë të konfirmojnë shkarkimin e Bashës në Anëtarësinë e Partisë.

Pas mbledhjes me të tijët, Berisha foli gjatë me gazetarët, duke përforcuar ambicien e tij të rikthimit si kryetar i PD-së. Edhe kur Berisha doli, Basha ishte sërish në sallën ngjitur, duke mos lëvizur pavarësisht cfarë ndodhte jashtë derës, ndërsa më pas në një konferencë të jashtëzakonshme bëri akuza të forta (lexo këtu)./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!