Mesazh për NATO-n? Rusia nis testimin e raketave balistike

schedule14:42 - 19 Shkurt, 2022

schedule 14:42 - 19 Shkurt, 2022

Rusia testoi me sukses raketat e saj balistike dhe hipersonike me aftësi bërthamore si pjesë e stërvitjeve vjetore, të cilat sipas disa vëzhguesve kishin për qëllim t’i dërgonin një mesazh NATO-s, shkruan The Guardian

“Të gjitha raketat goditën objektivat e tyre”, thuhej në një deklaratë, duke shtuar se stërvitjet përfshinin nëndetëse bërthamore dhe bombardues Tu-95.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti publikoi të shtunën një foto që tregonte Putinin duke parë stërvitjet së bashku me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Ria Novosti publikoi gjithashtu një sërë videosh që tregonin testimin e raketës hipersonike Kinzhal, si dhe të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24 Yars.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi një ditë më parë se stërvitjet do të zhvilloheshin “nën mbikëqyrjen e komandantit suprem të forcave të armatosura ruse, Vladimir Putin ”, mes tensioneve më të ashpra midis Rusisë dhe Perëndimit në dekada.

“Koha e stërvitjeve këtë vit është e rëndësishme,” tha Rob Lee, një ekspert ushtarak rus dhe bashkëpunëtor në Institutin e Politikës së Jashtme.

“Duket se stërvitjet Grom janë një sinjal për NATO- n që të mos ndërhyjë nëse Rusia vendos të sulmojë”, përfundoj Lee.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!