Mesazh apo rastësi? Mbreti Charles mban kravatën me detaje të flamurit grek pas përplasjes Sunak-Mitsotakis

schedule22:48 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 22:48 - 1 Dhjetor, 2023

Një mesazh i koduar apo thjsht një zgjedhje e rastësishme e kravatës? Mbreti Charles ka ngjallur reagime pasi u shfaq në samitin e klimës COP28 në Dubai me një kravatë të bazuar në flamurin grek.

Ky veprim vjen pas përplasjes midis kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis mbi Skulpturat e Partenonit të njohura si Mermeret Elgin. Kryeministri grek kërkon që skulpturat antike të kthehen në Athinë nga Muzeu Britanik ku andodhen aktualisht, gjë të cilën Sunak e kundërshton.

Mbreti Charles dhe Rishi Sunak në COP28

Megjithatë, sipas pallatit Buckingham ishte thjesht një zgjedhje e rastësishme e kravatës, raporton BBC.. Burimet mbretërore vunë në dukje se kravata në fjalë ishte veshur edhe kur mbreti Charles u takua me delegacionin e Koresë së Jugut në vizitën e tyre shtetërore në Britani javën e kaluar.

Mbreti ka lidhje familjare me Greqinë, babai i tij, i ndjeri Princi Philip, lindi në Greqi dhe ishte anëtar i familjes mbretërore greke. Mbretërorët nuk janë në gjendje të flasin drejtpërdrejt për çështjet politike, por ka pasur debate të mëparshme rreth mesazheve të fshehura.

kravatë greke

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!