Mesazh apo mallkim? Në të njëjtën tavolinë ku u ekzekutua sot Naim Bajri ishte ulur edhe Fatos Ferracaku kur e vranë

schedule15:43 - 3 Qershor, 2022

schedule 15:43 - 3 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz mëngjesin e sotëm i Naim Bajrit në tregun e Peshkut në Shkodër.  Ai u qëllua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal anë rrugës, ndërsa persona ende të paidentifikuar u afruan dhe derdhën 10 plumba në drejtim të tij, ku 7 prej tyre i mori në trup duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi.

Lexo edheRikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Abcnews.al mëson se Naim Bajri u ekzekutua në të njëjtin vend ku u vra në 18 nëntor të vitit 2018 Fatos Ferracaku. Madje, burime bëjnë me dije se në momentin kur u qëllua, Naim Bajri ishte i ulur në të njëjtin vend ku ishte ulur mesditën e 18 nëntorit 2018 edhe Fatos Ferracaku teksa do të qëllohej për vdekje.

Lexo edhe: E porositi para se të vritej, Artan Hoxha: Si hipa në blindin e “të fortit” të Shkodrës

Vetëm pak javë para ekzekutimit të Fatos Ferracakut, persona të paidentifikuar vranë edhe kushëririn e tij, Arjan Ferracaku.

Ku është Naim Bajri?

68-vjeçari është babai i Indrit Bajrit, të vrarë me armë zjarri në vitin 2001 nga Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla. Këtij të fundit i bën atentat në vitin 2017, por shpëtoi, ndërkohë që Xhabir Shega u ekzekutua me snajper brenda shtëpisë së tij në qershor të vitit 2015.

Naim Bajri është xhaxhai i Enver, Ilir dhe Safet Bajrit, të njohur për mjaft ngjarje të bujshme në qytet. Konfliktet mes familjeve të njohura në Shkodër kanë çuar në vrasje të shumta në qytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!