Mesatarisht 5 vjedhje në ditë kanë ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020

schedule16:34 - 21 Shkurt, 2021

schedule 16:34 - 21 Shkurt, 2021

Nga Xhensila Kodra

Mesatarisht 5 vjedhje në ditë kanë ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020. Por numri i tyre mendohet të jetë edhe më i lartë, për shkak se një pjesë e qytetarëve nuk i denoncojnë ato.

Në 2020-ën, u regjistruan 1344 vjedhje. Numrin me ta lartë të tyre e mbanin banesat dhe automjetet që në disa raste janë përdorur në ngjarje kriminale. Policia ka mundur të zbulojë vetëm 884 prej tyre. Gjithsej janë ndaluar e arrestuar 536 persona, 312 janë larguar nga vendngjarja, ndërsa pjesa tjetër janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Statistikat e siguruara nga ABC, tregojnë se krahasuar me vitin 2019 numri i vjedhje në kryeqëytet është ulur. Janë shënuar 81 ngjarje më pak. Në 2019-ën janë regjistruar 1425 vjedhje. Nga to janë zbuluar 788 ngjarje dhe janë arrestuar e ndaluar 434 autorë të dyshuar.

Por pavarësisht këtij krahasimi, numri i vjedhjeve të ndodhura përgjatë 2020-ës në kryeqytet është i lartë. Kjo pasi për 4 muaj vendi ynë u izolua nga pandemia e Covid.

Dy javë më parë, gjatë analizës vjetore të kryer në Policinë e Tiranës, drejtori Ardi Veliu kritikoi vartësit për rritjen e vjedhjeve dhe uljen e zbulueshmërisë së tyre.

VJEDHJET NË 2020

1344 vjedhje

884 vjedhje të zbuluara me 1325 autorë

334 persona të arrestuar

202 persona të ndaluar

477 persona hetuar në gjendje të lirë

312 autorë të larguar nga vendngjarja

VJEDHJET NË 2019

1425 vjedhje

788 vjedhje të zbuluara me 1022 autorë

303 persona të arrestuar

131 persona të ndaluar

345 persona hetuar në gjendje të lirë

243 autorë të larguar nga vendngjarja  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!