Mes Zvicrës dhe Kosovës, goleadori dardan zgjedh me zemër

schedule13:38 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:38 - 18 Qershor, 2020

Andi Zeqiri ka zgjedhur Kosovën dhe tashmë është konfirmuar gjithçka. Vetë babai i futbollistit, Avdi Zeqiri, e ka konfirmuar diçka të tillë. Mes të tjerash, në një intervistë të dhënë për “Futbolli.info”, ai ka treguar se djali i tij është pajisur me pasaportë të Kosovës.

Sulmuesi është pjesë e Lausanne në Zvicër dhe këtë sezon ka shënuar 15 gola mes kampionatit dhe Kupës. Disa ditë më parë Zeqiri ndëshkoi skuadrën e Basel që e ka si objektiv transferimin e sulmuesit dardan, që ka luajtur edhe me Zvicrën U21.

LEXO EDHE: Xhaka feston kualifikimin, por një shqiptar e vuri në siklet Baselin (VIDEO)

Babi i Zeqirit ka theksuar se vendimi i djali të tij është përfundimtar dhe nuk do të joshet aspak nga Zvicra. Bernard Challandes ka qenë në stadium në sfidën e Kupës me Basel dhe e ka parë nga afër sulmuesin, i cili në verë me shumë mundësi do të ndryshojë edhe skuadër, veç përfaqësueses.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!