Një vatër masive zjarri ka rënë në fshatin Vasjar, në Memaliaj. Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al se flakët po i afrohen banesave.
Mësohet se era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit. Siç shihet nga pamjet zjarri ka marrë përmasa të mëdha.
Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Memaliajt dhe Tepelenës, të cilët po punojnë për neutralizimin e zjarrit.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se nëpër shkure ka edhe fishekë luftarak që po pëlcasin. Ndërkaq, zjarrfikësit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të larguar banorët e shtëpive afër zjarrit.
Mësohet se zjarri është vetëm 50 metër larg banesave të para të fshatit dhe është bërë menjëherë largimi i banorëve. g.v/abcnews.al