Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mes ujit në … Adriatik/ Fshati Kurbin i përmbytur. Banori përdor zetorin për të hyrë në banesë

schedule10:34 - 8 Janar, 2026

schedule 10:34 - 8 Janar, 2026

Gazetares së ABC News, Xhoana Çallaku, iu desh zetor për të hyrë në familjen e Ilir Zhgjunit në fshatin Adriatik të njësisë administrative fushë Kuqe të Kurbinit, kjo për shkak të sasi së lartë të ujit në rrugë, si pasojë e reshjeve. Siç duket edhe nga pamjet, banesa dy katëshe është përfshirë nga uji, duke përmbytur katin e parë të saj.

Siç duket edhe nga pamjet, familja me 7 anëtarë e Ilir Zhgjunit ndodhet e rrethuar nga uji, thellësia e të cilit arrin deri në 50 cm.

Për familjen Zhgjuni dëmet janë të mëdha. Kryefamiljari 77 vjeçar tregon se përmbytjet i kanë dëmtuar 30 koshere bletë, sera, tokë bujqësore dhe orendi shtëpiake.



“Më janë dëmtuar 30 koshere bletë, 50 pula, sera, 20 dylym tokë” thotë ai.

Të vetmet që ka mundur të shpëtoj janë bagëtit. megjithatë, i ka në qiellë të hapur, pasi uji ka pushtuar edhe stallat.

Familja e Edison Bushit është një tjetër rast i përmbytjeve në këtë zonë. Sëbashku me anëtarët e tjerë të familjes, ai ka braktisur gjithçka kishte në fshatin Gjormë dhe po qëndron tek i vëllai në Adriatik, kjo për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Në qakun Lezhë, Bashkia Kurbin është më e prekur nga reshjet e shiut. 8 familje të evakuuar, dhjetëra banesa të rrethuara nga uji, dhe mbi 2 mijë hektarë tokë bujqësore e përmbytur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!