Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët?/ Sondazhi: 37 për qind zgjedhin të parën sigurinë

schedule22:47 - 6 Prill, 2026

schedule 22:47 - 6 Prill, 2026

Aspirata e qeverisë dhe ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjesë e unionit europian ishte tema e sondazhit në ‘Zërin e Shqiptarëve’.

Mundësisë së zgjedhjes mes SHBA, BE dhe NATO-s, shqiptarët zgjedhin të parën sigurinë. 37% thonë se duhet të zgjedhim NATO-n, kurse ndarja është thuajse minimale, mes SHBA dhe BE. 32% e shqiptarëve zgjedhin Bashkimin Europian, 29%  zgjedhin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KAMPIONI: 1115 banorë të rritur të vendit



Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!