Ambasada amerikane në një shënim në rrjetin social “Facebook”, teksa ka postuar nje foto, ku ambasadorja Lim ka pozuar mes Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreut te Kuvendit, Gramoz Ruci në anën tjetër, pohon se mikpritja shqiptare është thjesht fakt.
“Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti”, u tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30 janar për përfaqësues të komuniteteve politike, diplomatike, të biznesit, shoqërisë civile, medias, kulturës dhe bashkësive fetare”./abcnews.al