Mes plehrave dhe pa rrugë, ankohen banorët në Vlorë

schedule17:29 - 17 Shtator, 2021

schedule 17:29 - 17 Shtator, 2021

Nga Elton Nikaj

Në Vlorë njihet me emrin si zona e ish fabrikës së çimentos. Prej vitesh totalisht e harruar. Mungesë investimesh në infrastrukture. Ndërkohë që mbetjet inerte vijojë të mbeten në zonë pa u larguar nga askush.

Ndodhet vetëm 1 km larg qendrës së qytetit. Plehrat dhe mbetjet inerte gjenden në cdo cep të lagjes.

Banorët thonë se prej vitesh bashkia nuk e pastron lagjen e tyre. Një tjetër problem janë edhe rrugët në zonë. Ato janë të amortizuara. Pushtetarët i shohin vetëm në kohë fushate.

Lagjet periferike vijojnë të vuajnë nga mungesa e investimeve, probleme qe vijojne prej shume vitesh./ Abcnews.al