“Mes pashkëve katolike dhe ortodokse uroj të dalim nga kjo karantinë”, Dom Arjan Dodaj: Është kohë sprove dhe shprese

schedule22:49 - 10 Prill, 2020

schedule 22:49 - 10 Prill, 2020

Ipeshkëv Ndihmës i Dioqezës Tiranë -Durrës Arjan Dodaj nga “Provokacija”, me Mustafa Nanon ka komentuar situatën në të cilën ndodhet bota si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Dom Arjani në fjalën e tij është shprehur se shpreson që fundi i kufizimit njerzor të marrë shpejt sa më shpejt.

Ndër të tjera në një bisedë me moderatorin Nano ai ka theksuar se kjo është një situatë që ne duhet të kuptojmë gabimet që mund të kemi bërë vetë.

Pjesë nga biseda:

Dom Arjani ju e dini që unë juk jam besimtar kam një qasje laike në jetë dhe jam i friksuar nga dita ekstremizma të natyrës fetare, një komb si ky i yni që është i ngritur mbi këtë lloj paktë që o do jetë i të gjithëve ose nuk mund të jetë ndryshme për këtë unë jam pak i frikësuar nga radikalizmat që e lendojnë atë idenë e harmonisë fetare në vendin tonë. Ju nuk jeni i friksuar?

Jo pasi çdo ekstremizëm i fesë, i teknologjisë, filozofizë ndoshta dhe disa pasoja që po shikojmë sot janë si pasojë e gabimeve të njeriut që është i vetëbindur mbi aftësitë e veta teknologjike, aftësitë në studimet e tij kimike, laboratore etj, çdo ekstremizëm sjell pasojat e veta. Ndërsa feja e vërtetë një që beson në atë që e lut që do të thotë  se e ka takuar atë, para të gjithash nuk pretendon të ndryshojë tjetrin por veten. Unë kurrë nuk do të kem frikë nga një musliman, nuk do të kem frikë nga një budist, nga një i krishterë pasi përcjell vlera nga identiteti i tij. Kurse ata që e përdorin si pretekst ideologjinë, fenë, filozofinë, rrjetet sociale që këtë moment po na ndihmojnë shumë herë janë një lumë i Lanës së papastër nëse njeriu është autentik feja e bën më të pasur, nëse ai nuk është autentik ai gjithmonë do e vërë fenë në kryq.

A janë kohë të mira këto kohë për katolicizmin shqiptar?

Derisa kemi zotin me ne çdo kohë është e mirë, mos të harrojmë se sot jemi në të Premten e Madhe, është e premtja që Zoti ynë Jezu Krishti vihet në kryq, vdes nuk është gjë e mirë që dikush vdes por për ne të krishterët mrekullia është se Jezusi na ka bërë një premtim dhe do ta mbaj, që pas tre ditësh unë do të ringjallem dhe ne jetojmë me përkushtueshmeri dhe dhimbje. Ne e përjetojmë me dhimbje pasi dhimbja e Krishtit përfaqëson dhimbjen e njerzimit sot të lidhur sot në një shtrat me respirator që mezi merr frymë, në njerëzinë e sotme sot që ato njerëz po vuajnë shkëputjen e të dashurve që nuk mund tu thonë dhe lamtumirën. Në njerzinë e sotme, të atyre heronjve të vërtetë jo te ekranit, të sportit apo të artit, por që janë të fshehur në maskat e infermierit dhe mjekut me një shpirt të jashtëzakonshem

Unë po zbuloj se me ju mund të bëj biseda interesante. Lidhur me situatën në të cilën po jetojmë tani janë dhe pashkët që në harkun e shumë dekadave nuk janë parë të festohen të tilla. Çfarë do të ndodhë të dielën?

Duket një anologji, kjo ka ndodhur pasi është një ko9icidencë pasi gjërat e Zotit japin një shenjë për ato që dinë ti dallojnë llogjikisht kjo karantinë ka ndodhur në kohën e plotë të kreshmëve për të krishterët, unë lus Zotin që mes pashkëve tona dhe të ortodokseve të dalim nga kjo karantinë siç Krishti do të dalë nga varri krejt njerëzimi. Kemi zbuluar që kishim nevojë më shumë për njëri tjetrit, pasi nuk mjaftonte vetëm mënyra virtuale, u mblodhën familjet, kemi zbuluar fytyrën e brendhshme të njëri tjetrit. Unë mendoj se Zoti do na kthejë atë shpresë që kemi nevojë për njëri tjetrin. Është një kohë sprove dhe shprese, e shofim dhe nga përgjigjet e popullit ndaj këtij solidariteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!