Për shkak të mungesave, Kanadaja po shfrytëzon rezervat e saj, këtë herë për shurup panje. Prodhuesit e shurupit të panjës në Quebec, thanë se po përdorin afërsisht 227 milion kg nga rezervat e shurupit të panjës, pothuajse gjysma e stokut, shkruan CNN
Organizata e mbështetur nga qeveria, e cila shpesh quhet OPEC e shurupit të panjeve, po përdor rezervat e saj për të kontrolluar çmimet dhe furnizimin e shurupit. Që nga viti 2020, Quebec prodhoi 73% të të gjithë shurupit në botë, dhe klienti më i madh deri tani janë Shtetet e Bashkuara, të cilat përbëjnë rreth 60% të vëllimit të eksportit të Kanadasë.
Rezervat strategjike u krijuan për të mbajtur në magazinë shurupin e panjeve gjatë sezoneve të këqija të korrjes ose kur kërkesa rritet. Ky është pikërisht rasti pas një pranvere të nxehtë dhe të shkurtër që çoi në një rendiment më të ulët, shkruan abcnews.al
2021 ishte një vit mesatar për prodhimin e panjeve në Quebec, me një korrje që u vlerësua në 603 milionë kg, por shitjet u rritën me 21% krahasuar me vitin e kaluar. Midis 2011 dhe 2012, 3,000 tonë shurup panje, me vlerë rreth 20 milionë dollarë kanadezë, u nxorën fshehurazi në një vjedhje të njohur si “Vjedhja më e madhe e shurupit të panjës.”
/abcnews.al

