Mes mjekësisë dhe muzikës, rrëfehet artistja e re: Nuk dua të dukem si Barbie, duhet performancë

schedule10:42 - 25 Nëntor, 2021

schedule 10:42 - 25 Nëntor, 2021

Bay T është një ndër këngëtaret e reja premtuese në industrinë e muzikës. Vjen nga Mitrovica, studion për mjekësi por ka zgjedhur të ndjekë një rrugë krejtësisht tjetër, atë të artit. Ajo ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, intervista e parë që realizon në Shqipëri, ku foli për fillimin e saj në muzikë.

Për moderatorin Alban Musa, Bay T rrëfeu se hapat e parë në karrierë nuk kanë qenë shumë të vështira për të për faktin se që e vogël është marrë me muzikë. Shpesh e krahasojnë me Dafina Zeqirin, por Bay T thotë se nuk dëshiron të duket si askush por të pëlqehet për atë që është.

Ndonjëherë është më e rëndësishme performanca, të jashtmit janë shumë të thjeshtë, më shumë kam qejf me pasur këngën të fortë, me aktruar me dhënë maksimunim tënd, sesa me u dukur si Barbie dhe me lëvizur.“, tregoi ajo.

E pyetur nga moderatori se me kë do të donte të realizonte një bashkëpunim, ajo tha: “Për fillim të karrierës nuk do të kisha qejf. Vetëm vetë deri ku po arrij, çfarë po bëj. Do të vijë koha që do të bashkëpunoj.”

/abcnews.al