Merita Halili dhe Raif Hyseni këtë të premte ishin në‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku u emocionuan disa herë. Që në fillim të bisedës Merita preket për shkak të disa momenteve nga inserti, buqetës me lule dhe kur gjatë rubrikës “1 jetë 5 këngë”, kujton prindërit e saj.
“Doja të mbaja lotët por nuk mbaj dot sepse gjithmonë vij me shumë mall në Shqipëri dhe na mungon shumë”, tha Merita. “Faji është i joti se ti na pret shumë mirë dhe ti e emocionove”, i tha Raifi Ermal Peçit.
Në rubrikën “1 jetë 5 këngë” një nga këngët e zgjedhur nga të dy ishte“M’ka marrë malli për nënë time”, ajo pohoi se kur e provoi vetë që iku në Amerikë dhe kur kthehet dhe nuk gjen njerëzit e zemrës sikurse nëna, ajo qan. Këngëtarja tha se pavarësisht se nuk i ka prindërit ka vëllezërit në Tiranë, dhe është krijuar ajo kështjella e shtëpisë së tyre. Ndërsa Raifi tha se nuk qan për nënën e tij sepse e ka gjallë dhe “i bën sfida me petulla në Kosovë, kur është atje”.
Gjatë bisedës ata qeshën të dy me një material audio, imitim nga ana e Aurela Gaçes të një kënge kënduar nga Merita Halili. Merita tha duke qeshur se Aurela Gaçe është e madhe dhe imiton aq bukur “mua më ka imituar mirë, nuk më ka imituar si të tjerat”.
Ajo shtoi se nuk mërzitet nga imitimet sidomos Aurelën që e ka mikeshë të vjetër dhe di si ta imitojë. Edhe për Eli Farën, këngëtarja u shpreh me shumë superlativa madje këndoi dhe një këngë të sajën.
/abcnews.al