Mes lotëve dhe dhimbjes, Alexei Navalny përcillet për në banesën e fundit. Mijëra mbështetës përcjellin liderin opozitar rus

schedule14:14 - 1 Mars, 2024

schedule 14:14 - 1 Mars, 2024

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit. Ngjarje, e cila solli shumë reagime për shkak të dyshimeve se ai është vrarë dhe më pas nga peripecitë që kaloi nëna e Navalnyt për të parë trupin e pajetë të të birit.

Alexei Navalny do të prehet tashmë në varrezat e Borisovskoye.

Arkivioli i Navalny fillimisht ishte i hapur në një kishë të mbushur plot në Maryino, në jug të Moskës, për një ceremoni ku morën pjesë prindërit e tij. Arkivoli u mbyll menjëherë pas shërbesës, që do të thotë se shumë mbështetës që ishin mbledhur për të nuk arritën t’i bënin nderimet e fundit.

Më pas u transportua në varrezat e Borisovskoye, pranë brigjeve të lumit Moskva, ku u vendosën disa kurora të mëdha rreth varrit.

“Ne nuk do t’ju harrojmë!” dhe “Na fal!” , dëgjohenin disa persona teksa arkivoli mbërriti në varrezat.

Nëna dhe babai i Alexei Navalny ishin personat e vetëm nga familja që u lejuan brenda kishës për ceremoninë e tij të lamtumirës.

Ndërsa e veja e Navalny, Julia nuk mori pjesë pasi ajo është jashtë vendit dhe do të ishte “shumë e rrezikshme” pasi ajo përpiqet të vazhdojë punën e burrit të saj. Ndërkohë turma njerëzish, disa duke mbajtur lule, u mblodhën rreth kishës ku gjithashtu kishte një një prani të madhe sigurie.

Ceromonia e varrimit të liderit të opozitës ruse u mbyll me klasiken e Frank Sinatra. Sipas aleatit të Navalny, Ivan Zhdanov, njerëzit do të kenë mundësinë të hedhin një grusht dhe.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!