Teksa Italia është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit që ka shkatuar deri më tani 6 viktima dhe qindra të prekur, vendi është goditur edhe nga një tërmet.
Mediat vendase bëjnë me dije se provinca e Cosenzas është lëkundur nga një tërmet relativisht i fortë.
Lëkundja është regjistruar rreth orës 17:02. Vlerësimi i parë i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i atribuon një madhësi midis 4.3 dhe 4.8.
Nuk raportohet për dëme apo lëndime, ndërsa shumë njerëz në qendrat e krahinës dolën nëpër rrugë. /abcnews.al