Mes emocioneve, kampioni i notit: Humba shkollën, shteti s’po më ndihmon

schedule18:31 - 22 Shkurt, 2022

schedule 18:31 - 22 Shkurt, 2022

Gersi Troka, kampioni 21 vjeçar i notit me sindromën Down, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku rrëfeu rrugëtimin e tij në këtë disiplinë por bëri dhe një thirrje publike. Fitues i disa medaljeve të para ndërkombëtare, Gersi është konsideruar krenari për Shqipërinë, megjithatë atij nuk iu dha e drejta e studimit.

Me dëshirën e madhe për të vijuar fakultetin e sporteve në Tiranë në degën e mësuesisë, Gersi shprehu se e ka pëlqyer fiskulturën por u bën disa vite që tenton dhe ende nuk e merr të drejtën e studimit.

“Ne nuk na japin as kuotat. Unë e kisha me shumë qejf të studioja fiskulturë dhe nuk ma dhanë të drejtën. Ata nuk më ndihmojnë mua për tu futur në universitet më përpara. Ndërsa tani i bien rrotull e rrotull.” – tha kampioni i notit për Abc News Albania.

Edhe trajneri i tij, Gentian Lama, bëri thirrje për support kundrejt personave me aftësi ndryshe. Sipas tij, është një padrejtësi që teksa këta të rinj zhvillohen çdo ditë, institucionet nuk janë përkrahës por i lejnë në heshtje.

“Kur flitet për persona me aftësi ndryshe të gjithë janë të gatshëm të japin suportin e tyre. Por në rezultat të gjithë stopohen, ngelin duarkryq. Nuk më duket positive, sepse kërkojnë rezultat por ai ka ardhur dhe do të vijë në kampionatet e ardhshëm. Edhe Gersi duhet të ndihet i vlerësuar ndonëse sot ai është i afirmuar dhe e njeh gjithë Shqipëria.” – shprehu trajneri Lama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!