Mes dy zjarreve, policia greke gjobit me 1 900 euro shqiptarët e ngecur në Kakavijë

schedule10:02 - 10 Prill, 2020

schedule 10:02 - 10 Prill, 2020

Në pikën kufitare në Kakavijë përveç personave që ndodhen në “tokën neutrale” janë shtuar edhe 10 persona të tjerë që presin për të hyrë në Shqipëri. 2 persona kanë marrë gjobë pasi kanë thyer afatin për qëndrimin në zonën Shengen.

Gazetari Orgest Sako tha për abcnews.al se mesditën e djeshme, shteti grek ka gjobitur më 1900 euro dy qytetarë shqiptarë që kanë thyer zonën Shengen. Ndërsa për të tjerë është dhënë masa 150 euro për shkak se kanë thyer kushtet e karantinës.

Ndërkohë qytetarët të cilët u transferuan në një hotel në qytetin e Gjirokastrës, hoteli  i ka ofruar 45 dhoma për t’jua ardhur në ndihmë për 14 ditët e karantinës. Ata kanë deklaruar se e kanë të pamundur të financojnë pasi ata janë shprehur se të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme. Pas analizave që kanë bërë ata kanë rezultuar negativ./abcnews.al