Ousman Dembele do të dalë lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi nuk ka vazhduar rinovimin me Barcelonën, për shkak të kërkesave ekonomikë që palët kanë.
Kjo është vetëm situata në të cilën palët janë aktualisht, pasi deri në fund të sezonit mund të ndodhë që të ketë “paqe” dhe sulmuesi francez të mbajë veshur fanellën blaugrana, duke qenë se vetë dëshira e lojtarit është të qëndrojë në “Camp Nou”, por edhe Xavi Hernandez e shikon Dembele si të rëndësishëm për skuadrën.
Kreu i Barçës për mediat spanjolle ka thënë se nëse lojtari dëshiron të rinovojë, ai duhet t’i tregojë klubit dhe gjithashtu të pranojë të bashkohet me parametrat ekonomikë që klubi i konsideron të pranueshëm, të cilat Dembele dhe agjenti i tij nuk i pranuan në dhjetor.
Ditët e fundit, pavarësisht se agjenti i sulmuesit nuk ka kontaktuar me klubin, futbollisti ka thënë në dhomën e zhveshjes se dëshiron të rinovojë.
“Dua të vazhdoj te Barça. Jam shumë i lumtur këtu dhe besoj në këtë projekt. Përveç kësaj, jam shumë i lumtur me Xavin”,-ka folur Dembele me shokët e skuadrës, duke insistuar se ai nuk ka marrëveshje me një klub tjetër, duke nënkuptuar PSG-së, siç është raportuar ditët e fundit. /f.a/abcnews.al