I bashkoi muzika. Kanë kaluar 48 vjet, nga momenti që Saliu 84 vjeç dhe Afërdita 76 vjeçe u njohën së bashku.
Kur u panë për herë të parë e kujtojnë sikur të kishte ndodhur dje.
“Për herë të parë e pashë në një shfaqje këtu në Opera, kishin ardhur me kolektivin nga shkolla e muzikës në Durres dhe aty u pamë, ushtronte violinën dhe une mesuese violine”.
Rrugëtimin që nisën së bashku e kaluan nën tingujt e violinës, duke nxjerrë ndër vite breza muzikantësh. U bënë prindër të dy fëmijëve dhe për të siguruar një jetë më të mirë për ta braktisën Beratin për t’u vendosur në Tiranë në vitin e vështirë të 1997.
“Jeta jonë e thjeshtë me aktivitete paradite dhe pasdite, me orkestrën, të dy kemi kontribuar që kemi hapur degën e violinës në Berat dhe vazhdojnë edhe sot. Nxënësit tanë janë gjithëandej nëpër botë. Edhe vajza jonë u bë violiniste, ndërsa djali jo, ështe në Kanada ekonomist”.
Saliu dhe Afërdita e kanë gjetur sekretin e një martese të gjatë. Dhe ajo është ndjenja më e bukur në botë.
“Dashuria. Tani në moshën e tretë është shtuar edhe më shumë. Pse ndodh kështu? Eshtë pleqëria, mosha më delikate, me vështirësi. kemi pasur debate, por të vogla si çdo familje, i kemi kaluar. Kemi qenë si shembull si çift. Thua pse e mburr veten. Përderisa jam me shokun e jetës deri në këtë moshë ka qenë dashuria. Kemi 21 vjet që çdo ditë nuk mungojmë në xhiron nga liqeni”.
Mjaftohen me detajet e vogla. Në ditën e të dashuruarve 84 vjeçari është kujdesur që të gëzojë shoqen e tij të jetës.
A thoni shpesh të dua? “Sigurisht. Më përkedhel vazhdimisht, me fjalë të bukura here pas herë. Çfarë dhurate i keni bëre zonjës sot? Një dreke te kërnackat edhe këtë (tregon varesen) çdo vit bën”.
48 vite së bashku kanë kaluar edhe mes vështirësive. Ndërsa Saliu në vitet e pleqërisë tregon edhe pengjet.
“Më mori më diferencë. Se thoshte ti do më shërbesh mua kur të jem në moshen e tretë. Sa vite diferencë keni ju? 8 vjet. Nuk është shumë, por 5 dhe me shunë jo. Nuk jam dakord për shumë arsye. Kur kam qenë i ri as që e kam menduar. Ndërsa tani po. Sepse e di qe më është krijuar një lloj vështirësie. E teprova me liqenin. E bënte paradite dhe pasdite. Tani mosha nuk e lejon”.
Pak muaj më parë 84 vjeçari u përball me një sëmundje të rëndë. Betejën e së cilës e fitoi. Afërdita i qëndroi në çdo moment pranë. Ndihet falenderues që janë sërish bashkë pranë njëri tjetrit.
“Me ka ndodhur ne 12 korrik nje insuficence, ishemi cerebrale. Une nuk kujtoj asgje, 2 muaj nuk mbaj mend asgje. Ti me ke sherbyer me tha? Po i thashe une te kam ndenjur te koka”.
Në këtë 14 shkurt, çifti i të moshuarve kanë këtë mesazh për të rinjtë.
“T’i dhurojnë njëri tjetrit dashur”.
“Ta jetojne jeten sa me mire e bukur, se jeta eshte e gjate”.
Për Abc News në ditën e dashurisë, së bashku me Saliun dhe Afërditën që ndanë historinë e tyre 48 vjecare me ne, Gerta Vasku Tiranë./abcnews.al