Mes betejës me Angelinën, Brad Pitt ka mbështetjen e një personi të rëndësishëm

schedule07:27 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 07:27 - 13 Dhjetor, 2021

Vajza e Brad Pitt, Shiloh thuhet se është e dëshpëruar për të takuar sërish babain e saj mes betejës së vazhdueshme për kujdestarinë. Sipas revistës OK, 15-vjeçarja po qëndron prej disa kohësh larg babait të saj. Si duket Shiloh është i vetmi anëtar i familjes që nuk dëshiron t’i kthejë shpinën të atit.

Burimet janë shprehur: “Shiloh është e dëshpëruar për të parë të atin. Por rrethanat e bëjnë të pamundur, përveç një udhëtimi të shpejtë në shtëpinë e tij aty-këtu. Brad u përpoq kaq shumë për t’i rregulluar gjërat, por Maddox dhe madje edhe Pax të dy e fajësojnë atë për pasojat e familjes dhe refuzojnë ta shohin atë.

Është vetëm Shiloh që mbron babanë e saj. Ajo me të vërtetë dëshiron që të gjithë t’i kalojnë Krishtlindjet së bashku dhe e ka të vështirë të pranojë që kjo të mos ndodhë. Brad shpreson që një ditë ai dhe Angelina të gjejnë një mënyrë për të falur njëri-tjetrin dhe për të ecur përpara, për hir të fëmijëve.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!