Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mes Bardhit dhe Berishës/ Tre urdhrat në tre ditë. Por, bojkoti është i pjesshëm

schedule18:07 - 11 Nëntor, 2025

schedule 18:07 - 11 Nëntor, 2025

Nga bojkoti, në pjesëmarrje, të pjesshme. Berisha rrëzoi direktivën e Bardhit për të lënë bosh karriget në komisionet parlamentare. Nga e diela në të hënë, foli Bardhi, por Berisha priti në heshtje, jo Bardhin, por PS.

Dhe si gjithmonë përgjigjja nuk vonoi dhe as nuk zhgënjeu.

Nga 2 muaj, doktori për sulmin ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, me votat e PS u përjashtua vetëm 10 ditë.

Një dënim ky që vlen zakonisht për Ledion Nallbatin apo Flamur Nokën, kur bllokojnë foltoren, dhe jo për të ofenduar një përfaqësues ndërkombëtar.

Praktikisht dënimi i Berishës është edhe më modest. Nga 10 ditë dënim, Berisha do të mungojë vetëm 1 në parlament, pasi si kryetar i PD nuk është pjesë e asnjë komisioni parlamentar dhe në 2 javë parlamenti do mblidhet vetëm një herë.

Pas këtij vendim, Berisha u dha urdhër deputetëve të tij të shkojnë në të gjitha komisionet e përhershme parlamentare, pa zhurmë dhe trazira.

Deputetët e PD munguan vetëm në komisionin e posaçëm të reformës territoriale, por edhe aty jo prej direktivës së Bardhit.

Bashkëkryetari i opozitës në këtë komision, Luçiano Boçi i tha ABC News se nuk ka asnjë vendim për ta bojkotuar, por është një qëndrim i PD kundrejt mazhorancës. Sigurisht një qëndrim simbolik. Deputetët blu do të kthehen në mbledhjen e ardhshme.

Këtë reagim Boçi e bëri teksa në zyrë ishte me Sali Berishën, duke lënë të kuptohet edhe i kujt është qëndrimi.

Në fund, Bardhi lëshoi edhe një kërcënim prej letre. Ai nuk flet më për bojkot si të dielën, por vetëm masa proporcionale. Pra një dënim i butë dhe proporcionalisht një reagim i butë. Sepse Bardhi flet i pari, por në fund vendos gjithmonë Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!