Jonida Sela jetën e saj e ka të ndërthurur mes aktrimit, pasi ka studiuar për aktrim, ku ka luajtur edhe disa role të ndryshme, si dhe mes kërkimit shkencor të trashëgimisë kulturore. Në vitin 2020 ajo realizon “Arapët e Polenës”, i cili kishte për qëllim identifikimin dhe prezantimin e një riti të maskuar, i cili ishte i njohur vetëm për zonën e Korçës. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News ajo ndan më shumë për jetën, përvojën e saj, dhe këtë komunitet që shfaq ritet shqiptare.
“Prania e një riti brenda një komuniteti apo të një kulturë nuk na tregon vetëm për ekzistencën e një dite të caktuar që ata bëhen gati për të kremtuar. Por, na lidhen edhe me gjëra të tjera që kanë të bëjnë me elementet e një riti.
Në momentin e ritit shpërthen gjithë simbolika kulturore e një komuniteti. Nga riti ne mund të studiojmë kulturën e një komuniteti dhe të një shteti. Kur nisa të merresha me doktoraturën mendova se do të merresha me libra që do i gjeja vetëm nëpër libra, nëpër arkiva, por jo kultura ishte e gjallë kudo.
Dhe kur shkova e pashë me sytë e mi se sa interesante ishte e gjithë organizimi ritual që bënin në fshatin Polenë të Korçës mendova se do të ishte diçka shumë interesante të kisha mundësinë që t’u tregoja këtë kulturë edhe njerëzve të tjerë, jo vetëm shqiptarëve.
E gjithë zona e Korçës, e gjithë Europa mund të ketë elemente të ngjashme të këtyre riteve, por mënyra se si kremtohet në Polenë ka specifikën e vet. Maskat krijohen aty, ka krijime me lëkurë kafshësh, tregon mënyrën se si e shikojnë ata procesin e të maskuarit, të cilat janë të prodhuara në mënyrë industriale dhe secili aty duke mbledhur gjatë gjithë vitit elemente të ndryshme për të krijuar një maskë”, tha Jonida Sela./abcnews.al

