Mes akuzave për korrupsion, sharjeve dhe shtyrjeve: Beteja 2-vjeçare për Teatrin Kombëtar

schedule15:53 - 26 Shkurt, 2020

schedule 15:53 - 26 Shkurt, 2020

Plani për ndërtimin e Teatrit Kombëtar bashkë me kullat ka dështuar. Bashkia Tiranë njoftoi sot se ka dështuar marrëveshja me kompaninë “Fusha sh.p.k” pasi është konstatuar se ajo nuk ka kapacitetet e duhura për të realizuar projektin e Teatrit të ri.

Teatri siç njofton bashkia do të do të ndërtohet me fonde publike dhe jo si një PPP.

Si nisi beteja për Teatrin Kombëtar që për rreth 2 vite u kthye në një nga debatet më të nxehta mes artistëve, opozitës dhe qeverisë?

Më 8 shkurt 2018 filloi qendresa e aktorëve për mbrotjen e Teatrit Kombëtar, e cilësuar si protesta më jetëgjatë deri tani.

Dhjetra artistë dhe qytetarë, të mbledhur në sheshin para Teatrit, kanë protestuar çdo natë dhe kanë mbajtur fjalime.

Mënyra e ndërtimit të teatrit ishte ajo që ndau artistët dhe opozitën që i mbështeti me qeverinë. Artistët kërkonin rikonstruksionin e godinës aktuale, ndërsa Bashkia Tiranë dhe qeveria propozuan shembjen e godinës dhe ndërtimin e një Teatri të ri modern.

Ndërkaq, në korrik të vitit 2018 mes tensioneve të mëdha në Kuvend dhe protestës së opozitës dhe artistëve, u votua projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Opozita asaj kohe në Kuvend protestoi me kartona të kuq, ndërsa maxhoranca votoi me 75 vota pro, duke miratuar kështu në parim ligjin për Teatrin Kombëtar.

Për të kundërshtuar shembjen e teatrit, artistë, por jo vetëm u bashkuan në atë që mori emrin “Aleanca për mbrojtjen e teatrit”. Për për gati dy vite protesta ishte cdo ditë prezente përpara sheshit të Teatrit Kombëtar. Madje artistët nuk hezitonin të kalonin edhe natën aty, në shenjë revolte për të mbrojtur godinën.

Në korrik të vitit 2019 protesta e atistëve u përshkallëzua në përplasje të ashpër fizike me policinë.

Kundërshtimi më i madh mes “Alenacës për Mbrojtjen e Teatrit”, bashkisë dhe qeverisë ishte kompania Fusha.shpk dhe plani i saj për shembjen e teatrit.

Kjo kompani shprehu interesin për “privatizimin” e kësaj prone publike në zemër të qendrës historike të Tiranës, duke negociuar me sukses me Bashkinë e Tiranës.

Teatri u kthye në simbolin e betejës, ndërsa nga qeveria argumentohej për degradim të godinës, nga ana tjetër Tetari Kombëtar i rezistoi goditjeve të forta të tërmetit.

Pak kohë më parë Teatri Kombëtar do të rënditej edhe në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020 nga Europa Nostra.

Ndërkohë, pas gati dy vitesh betejë marrëveshja ra dhe teatri do të ndërtohet tashmë me fonde publike.

/abcnews.al