Reperi i njohur, Stresi ka treguar herë pas here, se si çdo djalë ka një marrëdhënie të ngushtë me nënën.
Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, një foto në krah të nënës së tij duke treguar se e vetmja gjë që e mërzit atë, janë vitet që ikin.
Më tej, ai shkruan se nëna nuk duhet hequr nga mendja në asnjë çast dhe duhet t’i përkushtohemi çdo ditë.
“Jam i lumtur me jetën time. Çdo ditë e më shumë mërzitem për nënën time, vitet ikin.
Duhet t’ju përkushtohemi çdo ditë sa të mundemi nga pak. Nëna nuk duhet hequr nga mendja asnjë çast.
Zoti i bekoftë e ju dhëntë jetën e gjatë nënave tona”, ka shkruar Stresi krah postimit në ‘Instastory’.
Kujtojmë që më herët, reperi i ka dedikuar nënës edhe një këngë, me të cilën konkuroi në festivalin “Kënga Magjike”.l.k/abcnews.al