Kancelari i Gjermanisë, Olaf Merz, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të ndërhyjnë për të shpëtuar demokracinë në Evropë.
Ai u shpreh kështu duke komentuar mbi strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila u publikua së fundmi nga Shtëpia e Bardhë.
“Nuk shoh ndonjë nevojë që amerikanët të ndërhyjnë tani për të shpëtuar demokracinë në Evropë. Nëse demokracia do të kishte nevojë për shpëtim, ne do ta menaxhonim vetë këtë çështje”, tha lideri gjerman, duke theksuar pavarësinë dhe kapacitetin e Evropës për të mbrojtur sistemet e saj demokratike
Kancelari gjerman gjithashtu theksoi se izolimi nuk është në interes të SHBA-së dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor.
“Ju keni nevojë për partnerë në botë, dhe një nga ata partnerë mund të jetë Evropa. Dhe nëse nuk mund të gjeni pikë të përbashkët me Evropën, të paktën bëni Gjermaninë partnerin tuaj,” shtoi ai gjatë një vizite në landin Renani-Palatinate.
Deklarata e Merz vjen në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po shqyrtohen me kujdes, duke marrë parasysh sfidat globale dhe tensionet politike ndërkombëtare.

