Meryl Streep feston 70 vjetorin

schedule17:05 - 22 Qershor, 2019

schedule 17:05 - 22 Qershor, 2019

Mbretëresha e kinemasë, Meryl Streep festoon 70 vjetorin e lindjes. Me dhjetëra role të paharrueshme ajo mban rekordin e aktores me më shumë kandidatura për çmime në histori.

“Djalli vishet me Prada” dhe “Mamma Mia” më pas “Rikthimi i Meri Popins”, “Posta”, “Zonja e hekurt ” e “Urat e Medison Kaunty” apo “Afrika ime ” janë vetëm disa nga filmat në të cilët Meril Strip ka bërë interpretimet e saj më të mira dhe më të paharrueshme. Ironike, inteligjente, e guximshme dhe tërheqëse, mbretëresha e kinemasë botërore feston 70 vjetorin dhe mbetet një nga aktoret më të paguara, admiruara dhe të vlerësuara të Hollivud.

Nuk është mosha ajo që mund ta frenojë aktoren me origjinë nga Nju Xhersi, e cila nuk gabon asnjëherë në zgjedhjet e roleve të saj, pa e vrarë mendjen për rrudhat apo shenjat e kohës të cilat e bëjnë dhe më të tërheqëse. Aftësia e saj për ti dhënë jetë personazheve që interpreton është e rrallë në botën e kinemasë. Shembull për këtë është një nga rolet e fundit në ekranin e vogël, mes emrave të tjerë të njohur në serialin televiziv: “Gënjeshtra të vogla të mëdha”. Interpretimi I saj u prit shumë mirë nga publiku dhe kritika. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Meryl Steep ka genin e kinemasë dhe aftësinë e lindur për të mallëngjyer, për të bërë për të qeshur, zbavitur dhe të mendosh – janë këto vlerat që e bëjnë një ikonë të vërtetë

21 janë kandidaturat për çmimin Oscar – tre nga të cilat i ka fituar, më shumë se çdo aktor apo aktore tjetër në histori, 31 kandidatura për Golden Globe – nëntë të fituara, mes të cilave dhe çmimi për karrierën. Më pas dy “Screen Actors Guild Auards”, tre çmime Emmi, një çmim në festivalin e Kanës, dy Bafta, Një Ari të Artë për karrierën dhe një Ari të Argjendtë në festivalin e Berlinit. Por dhe shumë çmime të tjera për kontributin e saj në kulturën amerikane nëpërmjet artit të spektaklit.

Që aktrimi ishte rruga e saj Meryl e kishte kuptuar që në fillim dhe studimet e saj për artin dramatik si dhe eksperiencat e  para në rini në teatër, e dëshmojnë. Pas refuzimit që iu bë në vitin 1976, për të luajtur në “King Kong” të Xhon Guillermin, roli i saj i parë kinematografik si protagonist do të ishte ai tek “Gjahtari” me Kristofer Ualken, Robert De Niro e XHon Kazale.

Kjo do të ishte trampolina për të mos u ndalur më. Janë rreth 60 filmat në total nga ku nuk mund të harrohet interpretimi i Margaret Thatcher tek “Zonja e hekurt” me të cilin fitoi dhe një çmim Oskar si aktorja më e mirë protagoniste. Meryl Streep është e martuar që nga viti 1978 me skulptorin Don Gammer, me të cilin ka katër fëmijë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!