Mërtiri: Ekzistenca e konspiracionit nuk legjitimon domosdoshmërisht teoritë konspirative

schedule21:30 - 9 Korrik, 2021

schedule 21:30 - 9 Korrik, 2021

Këtë të premte Ergys Mërtiri i  ftuar në emisionin “Bardh a Zi” foli për teoritë e konspiracionit.

Mërtiri u shpreh se ekzistenca e konspiracionit nuk legjitimon domosdoshmërisht teoritë konspirative.

“Tjetër gjë është ekzistenca e konspiracionit dhe tjetër janë teoritë e konspiracionit. Ekzistenca e konspiracionit nuk legjitimon domosdoshmërisht teoritë konspirative. Problemi i këtyre teorive është se mbi çfarë të dhënash këto teori ndërtohen. Mund të jetën normale që njerëzit mund të kenë frikë se ndoshta diku mund të krijohet diçka e keqe. Por nga kjo nuk mund të krijohen teori”, u shpreh më tej Mërtiri.

Gjithashtu ai theksoi se nuk mund të besohet në çdo teori dhe në rast se i qëndrohet një teorie atëherë duhet të ketë fakte të vërteta dhe jo thjesht hamendësime.

“Ne kur i qëndrojmë një teorie duhet të mbledhim fakte të vërteta dhe jo hamendësime dhe më pas ti lidhim me një logjikë që qëndron. Dua të them se nëse ia hapim derën kësaj logjike ne nuk mbarojmë dhe gjithkush mund të duket si armik”, shtoi më tej ai.

Ndërsa për Altin Bogdanin, teorive të konspiracionit nuk t’i jepet hapësirë sepse sipas tij në këtë mënyrë përhapen paranoja tek publiku.

“Sa më shumë të përhapen teoritë e konspiracionit duke i dhënë orientim në përhapim paranoja tek opinioni publik”, tha Bogdani./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!