Sipas TodoFichajes, Inter de Miami ka kontaktuar Dries Mertens për të vlerësuar gatishmërinë e tij për të mbërritur në MLS verën e ardhshme. Reprezentuesi belg përfundon kontratën e tij në fund të sezonit dhe në moshën 34-vjeçare ai është në kërkim të një ndryshimi të skenës.
Sulmuesi ka parë sesi lidershipi i tij në skuadër ka rënë pas ardhjes së Luciano Spallettit në stol dhe ndjen se ka ardhur momenti i tij për t’u larguar nga San Paolo. Pavarësisht se ka propozime nga Evropa, ai kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur në MLS dhe Inter Miami është ofertuesi kryesor për momentin.
Nëse konfirmohet, Mertens do të largohet nga Napoli 9 vjet pas zbarkimit të tij nga Eindhoven dhe duke lënë një bagazh të madh për kalimin e tij nëpër qytetin jugor italian. r.t/abcnews.al